Liga e Konferencës sonte vazhdon me ndeshjet e radhës të xhiros së katërt në fazën e grupeve.
Krahas përballjeve të Ligës së Evropës që janë gjithashtu luhen sonte, në mbrëmje zhvillohen edhe 16 duelet tjera të Ligës së Konferencës, shkruan Demokracia.com.
Roma e Jose Mourinhos kërkon “hakmarrje” në shtëpi ndaj Bodo/Glimtit, skuadër e cila e mposhti në Norvegji me rezultat 6:1.
Ndërkaq, Tottenhami i Antonio Contes do të luajë përballë Vitesses.
Baseli i shqiptarëve është mysafir i Omonias.
Kujtojmë se finalja e madhe e Ligës së Konferencës këtë edicion luhet në Tiranë në stadiumin “Air Albania”. /Demokracia.com
ÇIFTET E PLOTA: