Sport
Liverpooli triumfon kundër Atletico Madridit, Interi bindshëm ndaj Sheriff Tiraspolit
Demokracia
22:54 | 03 Nëntor 2021

Share:

Liverpooli dhe Interi kanë shënuar fitore në kuadër të xhiros së katërt në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

“Të Kuqtë” fituan derbin e Grupit B ndaj Atletico Madridit me rezultat të pastër 2-0 në stadiumin “Anfield”, shkruan Demokracia.com.

Diogo Jota dhe Sadio Mane ishin dy golashënuesit që i dhanë pikët e plota skuadrës së Jurgen Klopp.

Jota realizoi në minutën e 13-të, ndërsa Mane në të 21-tën.

Kësisoj, Liverpooli renditet i pari me 12 pikë, ndërkohë që Atletico Madridi ka katër pikë në pozitën e tretë.

Në takimin e zhvilluar në Moldavi, Interi ka arkëtuar pikët maksimale ndaj Sheriff Tiraspolit me shifrat 1-3.

“Neurazzurrët” realizuan plot tri herë për tri pikë në udhëtim në kuadër të Grupit D.

Brozoviq në minutën e 54-të, Skriniar në të 66-tën dhe Sanchez në minutën e 82-të ishin autorët e golave të kësaj fitore për “zikaltrit”.

Golin e “nderit” për Sheriffin e shënoi Traore në minutat e fundit.

Interi me këtë fitore ngritet në pozitën e dytë me shtatë pikë, derisa Sheriffi bie një vend më poshtë me një pikë më pak. /Demokracia.com

Të ngjashme