Sport
Alarm te Milani, në derbi kundër Interit mungojnë dy futbollistët kryesorë të mbrojtjes
Demokracia
13:17 | 03 Nëntor 2021

Share:

Dëmtimet janë kthyer në një mallkim për Milanin. Teksa Mesias dhe Florenzi kalojnë ditët e fundit në infermieri, nuk dihet ende kur do të rikthehet Ante Rebiç që vijon të vuajë një dëmtim misterioz në kavilje.

Nuk ka diagnoza dhe afate për kroatin, por në prag të derbit, kuqezinjve u shtohet edhe një tjetër telash.

Ndaj Interit do të mungojë për shkak kartonësh Theo Hernandez, por ndoshta edhe zëvendësuesi i tij. Balo-Ture ka qenë mungesa që ka rënë në sy në stërvitjen e djeshme të Milanit dhe sot me gjasë as do të grumbullohet.

Problem i madh ky për Piolin që nuk ka asnjë mëngjarash që mund të luajë në prapavijë. Kjo mund të sjellë përdorimin, në rast nevoje, të Kalulus që sivjet është aktivizuar dy herë në atë korsi. /Demokracia.com

Të ngjashme