Elita e futbollit të Kosovës të shtunën dhe të dielën do t’i zhvillojë ndeshjet e javës së 13-të, për të shkuar më pas në pushim një javor për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Kampionati tashmë ka hyrë në një fazë shumë të nxehtë dhe klubet nuk e kanë më luksin të lëshojnë pikë, ndryshe mund ta kenë shumë të vështirë në vazhdim t’i kompensojnë ato. Kështu që kjo fundjavë pritet të sjellë disa ndeshje tejet të nxehta ku vetëm fitoret kënaqin.
Në Suharekë, Ballkani e pret Dritën, sfidë kjo që luhet të shtunën ndërsa një ditë me pas në Gjilan, skuadra e Ismet Munishit ballafaqohet me Prishtinën. Pikët nga ky takim janë tejet të nevojshme andaj edhe me të drejtë pritet luftë e madhe për to.
Më poshtë gjeni orarin komplet të javës së 13-të. /Demokracia.com