Futbollisti kosovar ka vazhduar formën e mirë. Ipswich Town ka arritur të mposht Wycomben me rezultat 1-4.
Protagonist kryesor në këtë takim ishte futbollisti kosovar, Bersant Celina.
Celina shënoi dy gola në këtë takim, ai fillimisht i dha epërsinë ekipit të tij në min e 27. Ndërsa në fund me golin në min 90+4 vulosi rezultatin përfundimtarë 1-4.
Forma e mirë e Celinës është lajm i mirë për Kosovën para ndeshjes së fundit në kualifikimet e Kupës së Botës. /Demokracia.com