Liga e Kampionëve vjen sonte me tetë ndeshje tjera të fazës së Grupeve.
Padyshim vëmendja do të jetë te supersfida, Liverpool – Atletico Madrid, derisa joshëse është edhe ndeshja Leipzig – PSG, shkruan Demokracia.com.
Liverpooli me një fitore do ta siguron kualifikimin, kështu që sonte vështirë se do të lejojë një rezultat tjetër përveç tri pikëve, derisa QAtletico do të ndahej e kënaqur edhe me një barazim, pasi vendi i dytë për momentin i rrezikohet nga Porto.
Një sfidë joshëse është edhe në Gjermani ku Leipzig e pret PSG-në e cila është favorite e madhe, por për ta arsyetuar këtë duhet shumë punë në fushë.
Më poshtë gjeni çiftet dhe orarin e ndeshjeve të sotme. /Demokracia.com