Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve.
Juventusi dhe Zeniti kanë shkuar në pushim në “paqe” me rezultat 1-1 në “Allianz Stadium” në Torino, shkruan Demokracia.com.
“Zonja e Vjetër” kaloi e para në avantazh me argjentinasin, Paulo Dybala pas 11 minutave lojë.
15 minuta më vonë, qendërmbrojtësi i “Bianconerëve”, Bonucci realizoi në portën e tij për t’i barazuar shifrat.
Bayerni i Munichut gjithashtu ka avancuar pas fraksionit të parë të lojës me rezultat 2-1 ndaj Benficës.
Leëandoëski dhe Gnabry ishin dy golashënuesit për gjermanët, ndërohë që Morata realizoi për mysafirët nga Portugalia.
Rrjetat mbetën të paprekura vetëm në duelin ndërmjet Dynamo Kievit dhe Barcelonës.
0-0 është rezultati pas pjesës së parë në Rusi. /Demokracia.com