Xhiro e katërt e fazës grupore në Ligën e Kampionëve vazhdon sonte në program.
Barcelona e kërkon fitoren e dytë radhazi në ligën më prestigjioze të futbollit evropian kundër Dynamo Kievit në udhëtim, shkruan Demokracia.com.
“Katalunasit” nuk e kanë të sigurtë kalimin e grupit, andaj duan vetëm pikët e plota në ndeshjen e Grupit E.
Ndërkaq, ukrainasit synojnë që ta befasojnë Barcelonën e cila nuk po kalon formë të mirë ndeshjet e fundit.
Formacionet zyrtare:
Dyn. Kiev: Bushcan, Sydorchuk, Shaparenko, De Pena, Tsygankov, Garmash, Karavaev, Zabarnyi, Buyalskiy, Syrota, Kedziora
Barcelona: Ter Stegen, Buquets, Depay, Fati, Lenglet, Jordi Alba, F.de Jong, Mingueza, Garcia, Gonzalez, Gavi
Takim tjetër interesant është edhe ajo e Grupit H ndërmjet Juventusit dhe Zenitit.
“Zonja e Vjetër” që mezi fitoi në Rusi ndeshjen e kaluar, do fitoren në mënyrë që të prejë “biletën” për fazën tjetër.
Ndërkaq, rusët kanë udhëtuar në Torino për “trenin e fundit” që dërgon në 1/16 e finales.
Formacionet zyrtare:
Juventus: Szczesny, De Ligt, Danilo, Morata, Dybala, Alex Sandro, McKennie, Bonucci, Bernardeschi, Chiesa, Locatelli
Zenit: Kritsyuk, Chistiakov, Barrios, Lovren, Azmoun, Wendel, Claudinho, Karavaev, Mostovoy, Sutormin, Rakitskyy.
Dy ndeshjet e lartpërmendura startojnë nga ora 21:00. /Demokracia.com