Sport
Malisheva, klubi i radhës që pajiset me pakon e katapultave GPS nga FFK-ja
Demokracia
18:45 | 02 Nëntor 2021

Share:

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vazhduar vizitat e tij në klubet e Superligës në kuadër të procesit të digjitalizimit.

Klubi i radhës të cilit i është dorëzuar pakoja e katapultave GPS të prodhuara nga kompania e licencuar nga FIFA, “Fitogether” është KF Malisheva, shkruan Demokracia.com.

Numri një i shtëpisë së futbollit kosovar, Ademi ka shpalosur këtë projekt para futbollistëve dhe shtabit teknik të Malishevës gjatë stërvitjes së sotme (e martë).

FFK-ja vlerëson se ky projekt do t’i ndihmojë trajnerët e klubeve në punën e tyre të përditshme dhe në rritjen e punës profesionale të ekipeve, ngase kjo paisje GPS i vendoset futbollistit nën fanellë dhe më pas nëpërmjet souftuerit përcjellet çdo lëvizje e tij dhe puna që ai bën gjatë stërvitjes apo ndeshjes.

Ademi me bashkëpunëtorë gjatë ditës së sotme kanë vizituar edhe Ballkanin, duke ua dorëzuar të njëjtën pako.

Drita ishte klubi i parë në Superligë të cilës iu bë dorëzimi i katapultave GPS nga Federata e Futbollit e Kosovës. /Demokracia.com

Të ngjashme