Antonio Conte është emëruar zyrtarisht trajner i klubit anglez, Tottenham Hotspur.
Tekniku Italian nënshkroi kontratë me “Spurs” që do ta mbajë atë të lidhur me klubin londinez deri në qershor të vitit 2023, përcjell Demokracia.com.
Për rikthimin e 52-vjeçarit në elitën e futbollit anglez ka folur edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.
Strategu spanjoll e ka vlerësuar lartë karrierën e Antonio Contes, duke thënë se ai është një trajner i jashtëzakonshëm.
“Karriera e tij flet vetë. Ai ka qenë i suksesshëm kudo. Ai është një trajner i jashtëzakonshëm”, tha Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Club Brugge.
Antonio Conte më parë në futbollin anglez ishte trajner i Chelseas. /Demokracia.com