Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka zbarkuar në Turqi mëngjesin e sotëm (e martë).
“Dardanët” do të përballen me Kombëtaren turke në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2023 në hendboll, njofton FHK-ja, përcjell Demokracia.com.
Kombëtarja kosovare stërvitjen e parë e ka zhvilluar pikërisht sot në Eskishehir.
Hendbollistët presin me optimizëm dhe besim ndeshjen me Turqinë.
Ata synojnë fillim të mbarë në këtë cikël. /Demokracia.com