Sport
Skena të dhunshme para sfidës në Champions: Tifozët e Man Utd rrahen nga huliganët e Atalantës, një person dërgohet në spital
Demokracia
15:40 | 02 Nëntor 2021

Share:

Tifozët e Manchester Unitedit janë sulmuar nga huliganët e Atalantës një natë para duelit në Ligën e Kampionëve.

Atalanta dhe Manchester Unitedi takohen sonte nga ora 21:00 në Bergamo në kuadër të Grupit F në Ligën e Kampionëve, raportojnë mediat italiane, shkruan Demokracia.com.

Pamjet e publikuara gjithandej në rrjetet sociale tregojnë se si në një bar të Bergamos ku po qëndronin disa tifozë anglezë u sulmuan nga tifozët e Atalantës.

Si pasojë e përleshjes, një kamariere në bar u dërgua me urgjencë në spital.


Raportimet bëjnë të ditur se tifozët italianë ishin të veshur në të zeza dhe sulmuan kundërshtarët me shkopinj.

Grupi i tifozëve të Atalantës u largua nga vendi i ngjarjes para se policia të mbërrinte aty.

Qyteti i Bergamos ka vendosur një ndalim 24-orësh për shitjen e alkoolit më shumë se pesë për qind të nga mëngjesi i së martës. /Demokracia.com

Të ngjashme