Sport
Miqësorja Kosovë – Jordani do të transmetohet në këtë kanal televiziv kosovar
Demokracia
14:59 | 02 Nëntor 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë një takim miqësor në muajin nëntor.

“Dardanët” do të sfidohen me Kombëtaren e Jordanisë më 10 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan Demokracia.com.

Kjo përballje kontrolluese do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00.

Ndryshe, Kosovën katër ditë më vonë e pret dueli kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022” ndaj Greqisë në udhëtim. /Demokracia.com

Të ngjashme