Sport
Inaugurohet fusha e futbollit me bari sintetik në Prishtinë
Demokracia
09:13 | 02 Nëntor 2021

Share:

Sot në mbrëmje në stadiumin e KF “Rilindja” në kryeqytet është bërë inaugurimi i fushës me bari sintetik, projekt i cili është mbështetur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Në ceremoninë e inaugurimit krahas zyrtarëve të klubit dhe të Lidhjes Rajonale të Prishtinës ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, njofton FFK.

Pasi e preu shiritin inagurues së bashku me drejtuesit e klubit dhe zyrtarët komunal të sportit, ai, i përgëzoi drejtuesit e këtij klubi dhe të gjithë futbollistët dhe futbollistet që janë pjesë e Rilindjes, duke uruar që të kenë sa më shumë suksese në të ardhmen.

Ai u shpreh i lumtur që FFK po arrin t’i ndihmojë klubet për krijimin e kushteve sa më të mira dhe në këtë rast KF Rilindja, duke pasur parasysh numrin e madh të talenteve që gravitojnë në këtë klub.

E kryetari i KF “Rilindja”, Fadil Gashi theksoi se këtij investimi kapital iu kanë gëzuar të gjithë në klub, e veçmas fëmijët të cilët e kanë pritur me padurim ditën e rikthimit në këtë fushë tashmë moderne.

Ai shprehu mirënjohje për presidentin Ademi dhe FFK-në për mbështetje në ndërtimin e kësaj fushe, si dhe qeverisjen komunale dhe të gjithë ata që në forma të ndryshme kontribuojnë në organizimin e këtij klubi. /Demokracia.com

Të ngjashme