Mbrëmjen e sotme rikthehen ndeshjet e Championsi teksa do të zhvillohen tete ndeshje ku premtohet dhe spektakël.
Në orën 18:45, radhën e ka Chelsea kampionia aktuale e Evropës, e cila do të sfidojë në transfertë Malmon. Një fitore për blutë e Londrës përkthehet me një kualifikim.
Në të njëjtën orë do të zhvillohet dhe ndeshja Wolfsburg-Salzburg.
Në orën 21:00 do të luhen 6 takime, ku spikat Atalanta – Manchester Unitd, ku të dyja skuadrat kanë synim kualifikimin për më tej.
Barcelona do të luajë në transfertën e largët të Kievit ndaj Dinamos ku synon vetëm fitoren për të mbajtur ende gjallë shpresat për një kualifikim për në fazën e 1/8-ve.
Juventus-Zenit është ndeshja tjetër, ku për të besuarit e Masimiliano Allegrit ku fitorja është vulosja e kalimit të turit tjetër.
E njëjta gjë vlen edhe për Bayernin e Mynihut ku triumfi ndaj Bencikës e dërgon menjëherë drejt fazës tjetër.
Sevilla do të masë forcat në shtëpi ndaj kampiones së Francës, Lille. Ndërsa takimi tjetër është ajo mes Villareal dhe Young Boys.
Më poshtë gjeni orarin komplet të ndeshjeve të sotme. /Demokracia.com