Sport
Zyrtare: Gliha e udhëheq Kosovën për ndeshjet e nëntorit, ja kur publikohet lista e lojtarëve të ftuar
Demokracia
17:47 | 01 Nëntor 2021

Share:

Në kuadër të kualifikimeve të Botës “Katar 2022”, Kosova do ta zhvillojë edhe një ndeshje, atë ndaj Greqisë, me datë 14 nëntor, teksa, ndeshjen ndaj Greqisë dhe miqësoren ndaj Jordanisë, që zhvillohet 10 nëntor.

Kosova do ta zhvillojë pa trajnerin Bernard Challandes, i cili është larguar nga drejtimi i Kosovës pas rezultateve të dobëta.

Kosova për këto dy ndeshje do të udhëhiqet nga trajneri slloven, Primoz Gliha.

Lajmin për Insportin e ka konfirmuar, Muharrem Sahiti, i cili zbuloi se lista do të publikohet në fund të javës.

“Lista publikohet kah fundi i javës, përcillet gjendja e lojtarëve, është vendos që slloveni Gliha t’i udhëheq këto dy ndeshje, derisa të përcaktohemi për Selektorin”, tha Sahiti.

Trajneri slloven Primoz Gliha ka drejtuar ekipin U21 të Sllovenisë, por edhe ato më poshtë si U18 dhe U19, derisa Olimpija, Drava, Gorica, Mura dhe Koper janë klubet që ai i ka udhëhequr.

Ndryshe, Challandes ka zhvilluar gjithsej 37 ndeshje zyrtare me Kosovën, duke marrë 16 fitore, 8 barazime dhe 13 humbje. /Demokracia.com

Të ngjashme