Barcelona e Paris Saint- Germain kanë dhuruar spektakël në 45 minutat e parë të përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve, shkruan Demokracia.com
“Camp Nou” ashtu siç është paralajmëruar se do të jetë i zjarrtë sonte aty ku përballen dy gjigantët evropianë, ashtu edhe po del. Dy gola të shënuar, disa raste për gol dhe ndeshje shumë e luftuar në fushë, kanë bërë që fraksioni i parë të sjellë spektakël.
1:1 është rezultati momental dhe mbetet të shihet çfarë do të sjellin 45 minutat e pjesës së dytë.
Në takimin tjetër, Leipzig e Liverpool e kanë mbyllë pjesën e parë pa gola. Dyja skuadrat janë shfaqur të kujdesshme në këtë pjesëlojë me shpresë se pjesa e dytë do të sjellë gola. /Demokracia.com