Sport
Ylli i Fiorentinës në formë jetësore: Ka shënuar gola më shumë se Messi e Ronaldo në vitin 2021
Demokracia
16:45 | 01 Nëntor 2021

Share:

Dusan Vlahoviq është senzacioni i Serisë A këtë edicion pa asnjë dyshim.

Vlahoviq është kthyer në një lider të skuadrës së Fiorentinës me golat që ka shënuar, shkruan Demokracia.com.

Me tre golat e shënuar ditën e djeshme kundër Specias, sulmuesi serb ka arritur në kuotën e 25 golave të shënuar në këtë vit, duke lënë prapa tij lojtarët më të mirë në vitet e fundit.

Vlahoviq ka bërë më mirë se Messi 23 gola, Ronaldo 21 dhe Mbappe 20, ndërsa kalohet vetëm nga Lewandowski i cili ka arritur të shënojë 36 gola në 27 ndeshje, dhe Haaland 26 gola.

Kujtojmë se në drejtim të Vlahoviq janë vënë një disa skuadra që duan shërbimet e bomberit 21-vjeçarit për sezonin e ardhshëm.

Kontrata aktuale me Fiorentinën i mbaron në vitin 2023 dhe vetë drejtuesit kanë bërë të ditur se nuk do t’i ofrojnë një rinovim kontrate. /Demokracia.com

Të ngjashme