KB Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar një tjetër basketbollist të huaj, shkruan Demokracia.com.
Bëhet fjalë për amerikanin, Kinu Rochford i cili i është bashkuar kampionëve të fuqi të Kosovës në basketboll.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit suharekas në rrjetet sociale.
“Kinu Rochford i bashkohet rrugëtimit tonë për mbrojtjen e titujve. Mirë se vjen në shtëpinë e kampionëve”, thuhet në njoftimin e KB Golden Eagle Yllit.
Ylli triumfoi mbrëmë në ndeshjen kundër Pejës me rezultat 93:92 në kuadër të Ligës Unike.
Ndërkohë, “Xhebrailat” në elitë ndodhen në pozitën e tretë me 14 pikë. /Demokracia.com