Sport
Statistikë e tmerrshme: Atleticos i kushtoi 126 milionë euro, por Felix s’ka shënuar gol që tetë muaj
Demokracia
14:08 | 01 Nëntor 2021

Share:

Joao Felix është duke kaluar nëpër një formë aspak të mirë te Atletico Madrid.

Reprezentuesi portugez nuk ka shënuar gol që tetë muaj për Atletico Madridin në të gjitha garat, përcjell Demokracia.com.

Felix, i cili erdhi në Madrid si transferi i katërt më i shtrenjtë në botë tashmë po shihet si një yll në rënije tek Atletico, pasi vlera e tij ka rënë në 70 milionë euro.

21-vjeçari golin e fundit me fanellën e madrilenëve e ka shënuar më 28 shkurt në ndeshjen kundër Villarrealit.

Felix në kohën sa ishte pjesë e Benficës cilësohej si një nga lojtarët me të ardhme të ndritur në futboll.

Lojtari i lindur në Viseu të Portugalisë është aktivizuar në tri duele këtë edicion, ndërsa ka regjistruar vetëm një asistim. /Demokracia.com

Të ngjashme