Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello ka thënë se e ka sugjeruar Massimiliano Allegrin të refuzojë një rikthim te klubi “bardhezi”.
“Zonja e Vjetër” tashmë ka humbur katër ndshje këtë sezon. Juve pësoi humbje të njëpasnjëshme kundër Sassuolos dhe Hellas Veronës dhe është 16 pikë larg vendit të parë.
Allegri u rikthye te Juventusi në verë, dy vjet pas shkarkimit të tij, por gjërat me siguri nuk po shkojnë siç ka pritur ai.
“I thashë të mos kthehej. Juventusi ka një ADN-në fituese, por për momentin, ju nuk mund ta shihni atë”, ka thënë Capello për Radio Anch’io.
“Lojtarët nuk po bëjnë atë që duhet. Të gjithë mendojnë se është faji i trajnerit, por nuk është kështu, nuk është e lehtë të ndryshosh situatën”.
Capello kaloi dy vjet në Torino si trajner, duke fituar dy herë titujt e Serie A.
Megjithatë, Scudettot e fituara nën drejtimin e tij u revokuan pas skandalit “Calciopoli” që bëri Juventusin të binte në Serie B. /Demokracia.com