Sport
Skandal në futbollin brazilian: Tifozët “pushtojnë” fushën dhe shkatërrojnë kabinën e VAR-it
Demokracia
10:43 | 01 Nëntor 2021

Share:

Skena të dhunshme janë krijuar në ndeshjen ndërmjet Gremios dhe Palmeiras në futbollin brazilian.

Tifozët e Gremios për shkak të humbjes zbritën në fushën e lojës dhe tentuan të shkatërrojnë zonën ku ndodhej kabina dhe ekrani i VAR-it, njoftojnë mediat, përcjell Demokracia.com.

Pavarësisht se Gremio ishte në avantazh 1-0, ata në fund pësuan 1-3, ndërsa këtë humbje shumë keq e përjetuan tifozët e saj.

Tifozët e revoltuar nuk kursenin asgjë duke shkatërruar gjithçka që iu doli përpara.


Ata në disa momente u përleshën edhe me pjesëtarët e sigurimit.

Lojtarët ishin në tunel duke parë të shtangur gjithë situatën që veçse ishte përshkallëzuar.

Përfundimisht tifozët u kthyen në tribuna pasi policia mbërriti në vendngjarje, duke lënë pas vetes një rrëmujë në fushë. /Demokracia.com

Të ngjashme