Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore dramatike ndaj Pejës në Ligën Unike të basketbollit.
Kampionët e Kosovës fituan me rezultat 93:92 kundër pejanëve, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja ishte jashtëzakonisht interesante, me skuadrat që u desh të luanin dy vazhdime për të caktuar fituesin.
Në fund, skuadra e Yllit, me përvojën e Gëzim Morinës e Erjon Kastratit ia doli të merrte fitoren.
Te Peja, Sirko hapi telashe për suharekasit, duke u treguar i saktë në momente vendimtare nga distanca. /Demokracia.com