Java e radhës në Superligën e Kosovës në futboll, ajo 13-ta sjell në program dy super-derbi.
Vëmendja kryesore do të jetë në Suharekë e Gjilan, shkruan Demokracia.com.
Liderja e kampionatit, Drita do ta marrë rrugën për në Suharekë, atje ku pritet nga Ballkani.
Ndërkohë përballje e “nxehtë” do të jetë edhe në Anamoravë me Gjilanin nikoqir të Prishtinës.
Karshi dy dueleve të lartpërmendura, Dukagjini luan sërish në shtëpi kundër Feronikelit.
Derisa Drenica në “Bajram Aliu” i bën “konak” Ulpianës që shkaktoi befasinë e javës.
ÇIFTET E JAVËS SË 13-TË:
Dukagjini – Feronikeli
Ballkani – Drita
Malisheva – Llapi
Gjilani – Prishtina
Drenica – Ulpiana. /Demokracia.com