Lajme
IPK arrestoi një kapiten policor të dyshuar për fajde
Demokracia
19:05 | 16 Shkurt 2021

Share:

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar policor me gradën e kapitenit, pasi i njejti dyshohet se ka kryer veprën penale të fajdes, shkruan Demokracia.com.

IPK njofton se rasti ka ndodhur në Ferizaj dhe se hetimi i përbashkët me këtë rast kishte filluar një vit më parë dhe të dyshuar janë përfshirë edhe disa qytetarë.

“Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë i IPK-së:

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka arrestuar sot në orët e pasdites një zyrtar policor me gradën e kapitenit (punonjës në Drejtorinë Rajonale në Ferizaj) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të fajdes.

Arrestimi i tij është bërë në flagrancë sot në orët e pasdites nga hetuesit e IPK-së në Ferizaj pas një hetimi të përbashkët me zyrtarët e Drejtorisë të Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës.

Hetimi i përbashkët lidhur me këtë rast kishte filluar rreth një vit më parë kurse si të dyshuar janë të përfshirë edhe disa qytetarë.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj hetuesit e IPK-së janë duke realizuar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Ferizaj ku në cilësi të provave janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e parave të gatshme.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe Kodit të Procedurës Penale./Demokracia

Të ngjashme