Sport
Solskjaerit i kthehet buzëqeshja, Ronaldo e shpëton prapë
Demokracia
20:45 | 30 Tetor 2021

Share:

Pas dy humbjeve radhazi në kampionat, Manchester United  është rikthyer sërish te fitorja duke mundur në transfertë 0:3 Tottenhamin, një rival jo të lehtë në Premier Ligë.

‘’Djajtë e kuq’’ duhet të reagonin me patjetër pas humbje turpëruese ndaj Liverpulit fundjavën e kaluar, për të treguar që ishte thjesht një moment i keq dhe jo krizë në rezultate. E kush tjetër mund të bëhej protagonist në këtë sfidë përveçse Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez shkëlqeu me një gol dhe një asist në këtë takim, duke hedhur pas krahëve kritikat e shumta që janë adresuar drejt tij javët e fundit. 36-vjeçari hapi serinë e golave në minutën e 39-të, ndërsa asistoi për Kavanin në minutën e 64-ët.

Goli i Rashford vulosi rezultatin në 0-3 për 3 piktë të arta që i japin frymëmarrje Solskjaerit. Manchester United  ngiitet në vendin e 5-të në renditje në kuotën e 17 pikëve, ndërsa Totenhemi mbetet në vendin e 8-të me 15 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme