Juventus, po kalon momente tmerri. Verona ka fituar me rezultat 2:1 dhe i ka shkaktuar humbjen e radhës skuadrës së Allegrit.
Protagonisti i ndeshjet së luajtur në Bentegodit ka qenë Giovanni Simeone, autor i dy golave të vendasve në minutën e 11-të dhe 14-të. Juventus është zgjuar në pjesën e dytë, por goli ka ardhur vetëm në minutën e 80- të falë një goditje të bukur të McKennie.
Sulmet e Zonjës kanë qenë të vazhdueshme në minutat e fundit, duke shkruar shumë afër golit të barazimit me Dybala, i shmangur nga një pritje e mrekullueshme e Moontipo-s. Juventus ka pësuar të paktën 15 gola në 11 javët e para të Serisë A për herë të parë që nga sezoni 1961/2, kur e mbylli kampionatin në vendin e 12-të. /Demokracia.com