Lajme
Kosnett takohet me Osmanin, flasin për formimin e qeverisë së re
Demokracia
15:48 | 16 Shkurt 2021

Share:

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett është takuar me sot me ushtruesen e detyrës së presidentit Vjosa Osmani dhe e ka uruar për rezultatin e zgjedhjeve.

Ambasadori Kosnett ka shkruar në rrjetin social Twitter se në takim është diskutuar për hapat drejt formimit të qeverisë së re, shkruan Demokracia.com.

“U takova me u.d së presidentit Vjosa Osmani për të uruar atë dhe popullin e Kosovës për rezultatin e zgjedhjeve dhe diskutuam hapat e radhës për formimin e qeverisë së re”, ka shkruar Kosnett.

Kujtojmë se ambasadori Kosnett është takuar sot edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Njoftimi i Philip Kosnett:

U takova me u.d së presidentit Vjosa Osmani për të uruar atë dhe popullin e Kosovës për rezultatin e zgjedhjeve dhe diskutuam hapat e radhës për formimin e qeverisë së re. Ne mezi presim që të punojmë me të dhe me qeverinë e re, sapo të formohet, për të adresuar sfidat kritike dhe synimet e përbashkëta./Demokracia.com/

Të ngjashme