David Hooper, avokat i Hashim Thaçit, ka thënë se i duhet kohë për hetimet.
Në Hagë është duke u mbajtur seanca e tretë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Në pikën e radhës të rendit të ditës ka qenë edhe hetimi i mbrojtjes se ku kanë arritur hetimet e tyre në lidhje me aktakuzat e prokurorisë, raporton Demorkaica.com.
Avokati i Hashim Thaçit, David Hooper, në fjalën e tij ka bërë të ditur se akoma nuk i kanë filluar hetimet.
Hooper tha se situata me pandeminë COVID-19 ua ka vështirësuar edhe më shumë punën e hetimeve, pasi që për këtë arsye ai as nuk ka mundur që të takohet personalisht me klientin e tij, Hashim Thaçin.
Hooper tha se shpreson që në fund të muajit mund të shkojë në Hagë dhe të takohet personalisht me Thaçin, pasi që shumë çështje nuk mund të diskutohen përmes platformës “Zoom”, apo platformave të tjera.
Sipas Hooper, hetimet dëshirojnë kohë edhe disa muaj dhe se në lidhje me këtë e kanë angazhuar edhe një hetues parësor nga Zvicra që t’iu ndihmojë në lidhje me hetimet.
“Nuk mund të mos them që ndihet një lloj frature ndërmjet ZPS dhe pritshmërisë së gjykatës lidhur me atë se çfarë mund të bëjë apo çfarë po bën mbrojtja dhe realitetit. Mund të them për të gjithë ne kemi një nivel përvoje sa i takon realizimit të hetimeve në emër dhe për llogarit të mbrojtjes sonë të të akuzuarve që neve përfaqësojmë. Në fakt unë do të doja që çmontoja sugjerimin që në fakt që po bëjmë çdo gjë të mundur që ne po bëjmë gjithçka të mundur në mënyrë që të vonohet procesi gjyqësor. Ky është një keqkuptim i plotë i ZPS dhe nuk e di se çfarë i bënë ata që të mendojnë këtë gjë dhe çfarë di unë është deklaruar përpara ambasadorëve dhe personave të tjerë që nuk janë të lidhur fare me këtë çështje dhe kjo është shqetësuese për mua. Nuk ka asnjë lloj sugjerimi të kërkesës së vonimit nga ana e mbrojtjes dhe nuk e kuptoj se çfarë hetimi do të sillte për në ndonjë vonim dhe nuk e di prokuroria e pretendon një gjë të tillë deri në masën që e pretendon deri le të themi në ndalimin e përshpejtimit të realizimit të kërkesave të saj. Dhe me të vërtetë nuk e di se cilat janë përpjekjet e prokurorisë këtu dhe nuk e di se çfarë i bënë ata që të mendojnë që ne jemi të interesuar për vononim e procesit gjyqësor. Pra përveç insistimit dhe përsëritjes që të bëjnë ndikim te ju dhe nuk besoj që kanë ndonjë synim tjetër ana e prokurorisë. Megjithatë unë nuk besoj se ju do të bini pre e saj. Personalisht do të doja të them se neve ende nuk i kemi filluar hetimet, e theksoj neve nuk i kemi filluar përgatitjet për hetime. Unë nuk i shoh hetimet që do të mund të fillojnë para prillit dhe mund të them se edhe nëse nuk do të ishte fare situata e COVID-19, do të ishte e vështirë por COVID-19 ka parashtruar vështirësi shumë të mëdha për ne, nuk flitet vetëm për qasjen në materiale pavarësisht vështirësive të ndryshme. Dokumentet na janë krijuar në mënyrë të tillë që krijohen vështirësi nga ana e mbrojtjes por më duhet të them se duhet të gjykohet edhe lidhja me klientin në rastin tim me zotëri Hashim Thaçi. Ai në fakt mezi pres që unë të vijë në Hagë dhe shpresoj që të vijë në Hagë nga fundi i këtij muaji. Atëherë më lejoni të them sa i takon lidhjes apo bisedimit me klientët, telefonatat në “Zoom” nuk funksionojnë, ne bisedojmë ne “chat” dhe kemi gjithashtu edhe diskutime përmes Zoom dhe nuk mund të diskutojmë në detaje çdo gjë. Siç e kam thënë edhe në parashtrimit, neve kohëve të fundit në fillim të këtij muaji kemi angazhuar dikë që të na ndihmojë si hetues parësor, por ju lutem të mos mendoni qoftë edhe për një moment të vetëm që ne po përpiqemi që të krijojmë pengesa. Nuk do të ishte habi për mua që pas tre muajsh, ose duke marrë parasysh nxjerrjen e materialeve nuk besoj që ka qenë e pamundur që të mendosh që e kemi pasur të pamundur. Unë jam shprehur gabim kur kam thënë që na duhen 18 muaj për fillimin e hetimeve, por jam keqkuptuar. Unë mendoj se nuk mund të fillojmë edhe disa muaj hetimet”, theksoi Hooper. /Demokracia.com/