Peshkaqenët e bardhë janë përgjegjës për shumicën e sulmeve ndaj njerëzve, pasi që sipas një studimi të realizuar së fundmi, është konstatuar që ata nuk dinë të bëjnë dallimin mes njerëzve dhe një foke.
Ata dizajnuan sistemin vizual virtual të bazuar në atë çfarë mund të shohin peshkaqenët e vegjël. Është konstatuar se të vegjlit nuk mund të bëjnë dallimin e lëvizjes mes një foke dhe një njeriu – pasi e cilësojnë si “rrezik të ngjashëm”.
Gjithashtu është konstatuar se peshkaqenëve të vegjël, notuesit dhe ata që bëjnë “surf” u duken të ngjashëm me fokat.
Peshkaqenët kanë rezolucion të ulët të pamurit, kështu që nuk vërejnë detaje, e përveç kësaj janë daltonistë, ndërsa shkencëtarët besojnë se peshkaqenë janë gjuajtësit më me përvojë./Demokracia.com/