Kombëtarja e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave është duke e zhvilluar sot ndeshjen e katër në kualifikimet për Kampionatin Botëror, shkruan Demokracia.com.
Dardanet po përballen me Armenin derisa rezultati pas 45 minutave të parë është i barabartë 0:0.
Vashat e drejtuara nga trajnerja Aferdita Fazliu e kanë dominuar takimin por përkundër disa rasteve të mira shënimi nuk e kanë gjetur rrugën e golit. /Demokracia.com