Kuriozitete
Qëndroi 3 orë në akull për të thyer Rekordin Guinnes
Demokracia
12:25 | 26 Tetor 2021

Share:

Valerjan Romanovski një burrë nga Lituania, vuri në provë qëndrueshmërinë e tij duke kaluar 3 orë e 1 minutë i zhytur deri në qafë në akull, për të thyer Rekordin Botëror Guinness.

Ai rrëmbeu rekordin Guinness për qëndrueshmërinë më të gjatë të kontaktit të plotë të trupit me akullin, duke u ngjitur në një enë qelqi të mbushur me kube akulli në sheshin kryesor në qytetin historik të Vilniusit në Lituani, transmeton Euronews  përcjellë Demokracia.

Përfaqësuesit e Guinness të cilët e monitoruan përpjekjen, thanë se se do të duhet pak kohë për ta verifikuar rekordin në fjalë.

Deri më tani rekordi mbahet nga francezja Romaine Vandendorpe, e cila kaloi 2 orë e 35 minuta e zhytur në akull në dhjetor 2020./Demokracia.com/

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025