Milot Rashica krahas angazhimeve të shumta me skuadrën angleze, Norwich Cityn ka gjetur kohë edhe për vizita.
Futbollisti vushtrrias e ka vizituar dje Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe, shkruan Demokracia.com.
Kjo është bërë e ditur nga një njoftim i lëshuar nga Ambasada kosovare.
“Patëm nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim sot në Ambasadë, futbollistin dhe krenarinë e kombëtares tonë, Milot Rashica”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe.
“E Ngarkuara me Punë znj. Arrita Gjakova i dëshiroi Milotit shumë suksese me paraqitjet e tij me Norwich City”, njofton ambasada.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës iu bashkua klubit elitar anglez në merkaton e verës nga Werder Bremen. /Demokracia.com