Marka e veturës “Jaguar” do të jetë plotësisht elektrike deri në vitin 2025. Kompania do të nisë modelet elektrike të të gjitha linjave së saj të prodhimit të veturës Jaguar dhe Land Rover deri në 2030, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.
Firma tha se do të mbajë të hapura të tri fabrikat e saj britanike si pjesë e strategjisë së saj të re.
Kompania planifikon të shpenzojë rreth 3.5 miliardë dollarë në vit në teknologji të re për makinat e saj./Demokracia.com/