Fillimi i një udhëtimi për humbje peshe është një punë e ndërlikuar. Dietat mund të duken si zgjidhje të përkohshme, sepse ato shpesh janë strikte dhe të vështira për t’u ndjekur.
Megjithatë, duke krijuar zakone të shëndetshme me kalimin e kohës, mund të jeni në gjendje të krijoni qëndrueshmëri në zgjedhjet tuaja ushqimore. Kjo mund të rezultojë në humbje të vazhdueshme të peshës me një normë të shëndetshme.
Sipas hulumtimeve, është shumë e rëndësishme të hani një mëngjes të pasur me proteina.
“Duke filluar ditën me një mëngjes me proteina, ju jeni duke e përgatitur veten për sukses gjatë pjesës tjetër të ditës”, thotë Jessica Rana, dietologe.
Studimet kanë treguar vazhdimisht se dietat me proteina të larta nxisin humbjen e peshës. Për shembull, hulumtimi nga “Hormone Research in Pediarical Journal,” tregoi se një mëngjes me proteina të bollshme promovoi humbjen e peshës te pjesëmarrësit obezë.
Megjithatë, në përgjithësi, humbja e peshës ndikohet drejtpërdrejt nga aktiviteti fizik dhe deficiti i kalorive. Konsumimi i proteinave adekuate mund të bëjë që individët të hanë më pak në përgjithësi për shkak të ndihmës së proteinave për të siguruar një ndjenjë të plotësisë dhe kënaqësisë pas një vakti./Demokracia.com/