Chelsea i Thomas Tuchel vazhdon me fitore në Premierligë, shkruan Demokracia.com.
“Blutë e Londrës” sonte e kanë mposhtur Newcaslen me rezultat 2:0 në sfidën e javës së 24-të në Premierligë për ta shënuar fitoren e katërt radhazi.
Goroud e Werner vendosën këtë sfidë me dy gola të shënuar në pjesën e parë, derisa 45 minutashi i dytë ishte i qetë dhe pa sjellë asnjë gol tjetër.
Chelsea tash është në vendin e katërt në tabelë me 42 pikë dhe duke hyrë fuqishëm në garë për një pozitë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Newcastle vazhdon të mbetet në një pozitë aspak të mirë në tabelë. /Demokracia.com