Feronikeli ka marrë sot një rezultat shumë të padëshiruar në hapje të sinorit pranveror në Superligën e Kosovës përballë Gjilanit, shkruan Demokracia.com.
“Nikli”e Gjilani u ndanë më barazim 1:1, derisa pas takimit tabori i skuadrës drenicase është parë shumë i zhgënjyer në adresë të gjyqtarëve.
Ka qenë trajneri i Feronikelit, Klodian Duro i cili tha se sot skuadrën e tij e mundën vetëm gjyqtarët dhe kjo është turp. Me këtë deklaratë është pajtuar kryetari i klubit Naser Rama, i cili ka thënë se kjo gjë nuk do të tolerohet dhe se ata nga tash do të marrin hapa në mbrojtje të klubit.
“Ata që e kanë parë ndeshjen nuk dyshojnë aspak në deklaratën e trajnerit tonë i cili pati ankesa në gjyqtarët. Po shihet qartë se po favorizohet Gjilani . Pa pikë dyshimi them që këtë që u pa sot fajtor është Federata e Futbollit e Kosovës, ose të quaj ndryshe ky është turpi i futbollit kosovar. Nuk është hera e parë ne po dëmtohemi ndeshje pas ndeshje”, ka thënë Ramaj, për Demokracia.com.
Sipas tij, kjo situatë nuk do të tolerohet dhe ata hapin e parë që do ta bëjnë gjitha incizimet do ti dërgojnë në UEFA.
“Hapi i parë që do ta bëjmë është se do t’i ndajmë videot dhe do t’i dërgojmë në UEFA, ndërsa hapi i dytë nuk do t’i takojë Feronikelit por UEFA-s në bashkëpunim me gjykatën”, ka përfunduar Naser Ramaj. /Demokracia.com