Lajme
Gjendet pa shenja jete një 70-vjeçar në Prishtinë
Demokracia
17:05 | 15 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur në rrugën “Fazli Grajçevci” në Prishtinë.

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një lokal në rrugën “Fazli Grajçevci”, në Prishtinë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Rreth orës 16:00 është marrë informata për një person pa shenja jete në një lokal në rrugën ” Fazli Grajçevci” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi mjekësor emergjent i cila  e ka konstatuar se trupi i një mashkulli rreth 70 vjeç është pa shenja jete”, tha Borovci për Demokraci.com

Më tej Borovci shtoi se aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për te zbardhur rrethanat e rastit./Demokracia.com/

Të ngjashme