Lajme
Anëtari i LDK-së: Dorëheqja e Isa Mustafës shumë e vonuar
Demokracia
15:33 | 15 Shkurt 2021

Share:

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Koosvës (LDK), Adem Salihaj e sheh të vonuar dorëheqjen e Isa Mustafës.

Sipas tij askush deri më tash nuk ka mundur ta shkatërrojë LDK-në sa Isa Mustafa, shkruan Demokracia.com

“Askush deri më tash nuk ka mundur ta shkatërrojë LDK-në dhe trashëgiminë rugoviane sa Isa Mustafa. Lufta jonë tash duhet të bëhet që të mos na e lërë trashëgimtar ndonjë të përkëdhelur  të tij, i cili do ta vazhdonte veprën e tij të keqe”, tha Salihaj në Facebook.

Njoftimi i Adem Salihaj pa ndërhyrje:

Dorëheqja e Isa Mustafës tepër e vonuar, po e lë LDK-në të shkatërruar, të poshtëruar e të fyer jashtë mase. E arriti qëllimin e tij.

Askush deri më tash nuk ka mundur ta shkatërrojë LDK-në dhe trashëgiminë rugoviane sa Isa Mustafa.

Lufta jonë tash duhet të bëhet që të mos na e lërë trashëgimtar ndonjë të përkëdhelur  të tij, i cili do ta vazhdonte veprën e tij të keqe./Demokracia.com.

Të ngjashme