Isa Mustafa edhe zyrtarisht ka dorëzuar postin e kryetarit të LDK-së.
Për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën dje më 14 shkurt, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Demokracia.com.
I pyetur nga gazetarët nëse Vjosa Osmani ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të LDK-së, Mustafa ka thënë se këtë situatë në të cilën gjendet LKD-ja nuk mund ta shpjegoj.
“Unë atë që e shoh tani nuk mund ta shpjegoj sepse e kemi një gjendje që nuk është sprovuar akoma dhe s’e kemi pasur kurrë dhe do të thotë kemi ndryshime të tilla për një periudhë kaq të shkurtër kohore mirëpo prapë mbetet çështje frymës, çështje e qytetarëve dhe mbetet që të presim se çka mund t’i ofroj qeveria e re këtij vendi. Nuk kisha komentua më shumë. Është një proces i cili është zhvilluar në rregull, nuk e kemi asnjë vërejtje në lidhje me rregullsinë e procesin ndërkaq vota është vullnet i qytetarëve. Se sa ky vullnet do të vazhdojë edhe më tutje prapë është çështje tjetër dhe për këtë arsye ne do të mobilizohemi do të punojnë në mënyrë që LDK-ja të rikthehet prapë, të jetë e fuqishme edhe të jetë forcë e rëndësishme politike e Kosovës”, deklaroi Mustafa.
Aktualisht sipas rezultateve të deritanishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LDK-ja ka arritur që të mbledh 13.08 për qind të votave. /Demorkacia.com/