Stinori pranveror në elitën e futbollit kosovar vazhdon në fundjavën me ndeshjet e javës së 20-të, shkruan Demokracia.com.
Starti ishte shumë i nxehtë dhe i tillë pritet të jetë edhe në fundjavë.
Vëmendja do të jetë në Suharekë ku ballafaqohen Ballkani e Feronkeli, sfidë kjo shumë e vështirë për t’u deshifruar.
Gjithsesi, java nis me ndeshjen e së premtes ku përballen Arbëria e Prishtina në Ferizaj, ndërsa takimi i fundit që mbyllë javën e 20-të është ai ndërmjet Llapit e Gjilanit, një sfidë e cili pritet të jetë shumë e nxehtë.
Orari i ndeshjeve
E premte (19/02/2021)
Arbëria – Prishtina
E shtunë (20/02/2021)
Drita – Trepça ‘89
Drenica – Besa
E diel (21/02/2021)
Ballkani – Feronikeli
Llapi – Gjilani
Të gjitha ndeshjet do te startojnë nga ora 13:00. /Demokracia.com