Sport
Tmerrohet familja e Ancelottit, hajnat i bastisin shtëpinë
Demokracia
13:19 | 15 Shkurt 2021

Share:

Trajneri i Everton, Carlo Ancelotti, ka kaluar momente tmerri të premten e kaluar, dhe atë jo në fushën e lojë por jashtë saj.

Shtëpia e tij u grabit në kohën që ishte brenda vajza e trajnerit të njohur italian.

Dy burra me fytyra të mbuluara hynë në shtëpinë e tij dhe u larguan prej atyre me mallra të çmuara të vjedhura, me vlerë rreth 2.290,000 €, që gjendeshin në kasafortë.

Për këtë arsye, siç raportohet nga “The Sun”, Ancelotti ka vendosur të forcojë masat e sigurisë. Përveç një pranie të shtuar policie në zonë, një roje private u pa në afërsi të shtëpisë këtë fundjavë. /Demokracia.com

Të ngjashme