Sport
Talenti i Kosovës Denis Zenelaj jep premtimin e madh
Demokracia
11:52 | 15 Shkurt 2021

Share:

Për herë të parë te Kosova A janë ftuar Denis Zenelaj dhe Dion Sheqiri.

Denisi që luan për skuadrën Eisbaren Bremerhaven në Gjermani në një bisedë për faqen zyrtaret të FBK-së, është shprehur shumë i kënaqur që është grumbulluar te Kosova. “Kemi filluar përgatitjet dhe deri më tani po shkojnë shumë mirë. Ne kemi shumë lojtarë të mirë dhe një trajner të mirë, andaj mendoj se gjasat janë shumë të mira për tu kualifikuar tutje”, është shprehur Zenelaj.

18-vjeçari ka folur për ndjenjën për tu grumbulluar te Kosova A. “Është një ndjenjë shumë e mirë, sepse kam punuar shumë për këtë ditë. Dua që në të ardhmen të jem pjesë e rregullt e Kosovës. Kam fituar shumë përvojë këtu. Më kanë pritur shumë mirë dhe jam tejmase i kënaqur me të gjithë”, ka thënë Zenelaj.

Dardanët do të luajnë në shtëpi përballë Luksemburgut (18 Shkurt) dhe Sllovakisë (20 Shkurt), në ndeshjet e fundit në Grupin B. Nëse Dardanët shënojnë dy fitore në dy takimet e zhvilluara, atëherë do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.

Të gjitha ndeshjet e Dritares së Tretë të Grupit B do të zhvillohen në Prishtinë. Ky ishte vendimi i mëhershëm nga Bordi i FIBA Evropës, duke i besuar edhe një ngjarje të rëndësishme Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Orari

 

18 Shkurt

16:00 Sllovakia-Islanda

19:00 Kosova-Luksemburgu

20 Shkurt

16:00 Luksemburgu-Islanda

19:00 Kosova-Sllovakia. /Demokracia.com

Të ngjashme