Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 91 për qind të votave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë numërimin e votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën të dielën më 14 shkurt.
Deri më tani KQZ-ja ka arritur që të numëroj 91 për qind të votave në nivel vendi, raporton Demorkacia.com.
Në bazë të këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë bindshëm, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Sipas KQZ-së, deri më tani LVV-ja ka 47.70 për qind apo 341 mijë e 252 vota, PDK-ja 17.32 për qind apo 123 mijë e 930 vota, LDK-ja 13.43 për qind apo 96 mijë e 70 vota, AAK-ja 7.58 për qind apo 54 mijë e 242 vota, Lista Serbe 5.71 për qind apo 37 mijë e 8 vota.
KËTU mund t’i gjeni rezultatet në kohë reale. /Demorkacia.com/