Lajme
Reagon Isa Mustafa: Do t’i bëjmë ndryshimet e nevojshme
Demokracia
23:20 | 14 Shkurt 2021

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka reaguar pasi kjo parti doli e treat në zgjedhjet parlamentare që u mbajten sot.

Mustafa përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se kjo parti do t’i bëj ndryshimet e nevojshme, përcjell Demokracia.com.

“Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar

Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve.

Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës.

Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve.

Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin./Demokracia.com/

Miq të nderuar
Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve.
Z. Hoti ka bërë një punë të…

Posted by Isa Mustafa on Sunday, February 14, 2021

Të ngjashme