Sport
Triumfon Inter, Lukaku e Martinez qojnë zikaltrit në vendin e parë
Demokracia
22:54 | 14 Shkurt 2021

Share:

Interi ka shënuar fitore në derbin e Serie A, duke e mposhtur Lazion me rezultat 3:1, për ta marrë kështu kryesimin në tabelë, shkruan Demokjracia.com.

Ka qenë Romelu Lukaku që ka shënuar dy gola dhe një tjetër Martinez për t’i dhënë tri pikë të reja skuadrës së Antonio Contes të cilat tash e ngritin në vendin e parë me një pikë më shumë sesa Milan.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi në këtë takim luajti 21 minuta, por pa mundur të gjejë rrugën e golit. Të vetmin gol për Lazion në këtë sfidë e kishte shënuar Escalante në minutën e 61-të.

Lazio pas 22 ndeshjeve është në pozitën e 7-të me 40 pikë dhe i duhet shumë punë për ta siguruar një vend që dërgon në garat europiane. /Demokracia.com

Të ngjashme