Gjyqtarët gjakovarë të hendbollit, Ilir Bytyqi e Syart Kasapi kanë drejtuar dy ndeshje europiane këtë fundjavë në Zagreb të Kroacisë, duke pasur një performancë të mirë, shkruan Demokracia.com.
Federata e Hendbollit e Kosovës njofton se ata ishin të deleguar nga EHF-ja për ndeshjet çerekfinale të Kupës Evropiane në konkurrencë të femrave në mes të Lokomotiva Zagrebit dhe Slavia Praha të Çekisë.
Ndeshjen e parë e fitoi skuadra kroate me rezultat 30:25. Lokomotivës i takoi edhe ndeshja e dytë, 31:27 dhe kështu kaloi në gjysmëfinale. /Demokracia.com