Kryetari i komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti ka uruar ish-bashkëpartiakët e tij nga Lëvizja Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ahmeti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë Lëvizja Vetëvendosje do të ketë legjitimitet për të udhëhequr në katër vitet e ardhshme.
“Urime Lëvizjes dhe urime qytetarëve për edhe një palë zgjedhje demokratike. Shpresojmë se do të kenë mundësinë të ballafaqohen me problemet reale dhe të mëdhaja që i ka në këto momente Republika e Kosovës.”, tha ai.
Postimi i plotë:
Se a i kanë fituar nën apo mbi 50 përqind me votat apo pa votat e minoriteteve janë çështje që mund të përcaktojnë vetëm margjinat e qeverisjes dhe koalicionet e (pa)nevojshme. Po ashtu diskutimi se a ka qenë votë për LVV apo kundër partive tjera është çështje për debate televizive.
Por, një gjë është e qartë pavarësisht rezultateve finale – legjimitetin për të qeverisur me Kosovën në 4 vitet e ardhshme e ka Lëvizja Vetëvendosje. Këtë legjitimitet e ka pas pak kush ose më mirë me thënë askush, në zgjedhjet e pasluftës.
Urime Lëvizjes dhe urime qytetarëve për edhe një palë zgjedhje demokratike. Shpresojmë se do të kenë mundësinë të ballafaqohen me problemet reale dhe të mëdhaja që i ka në këto momente Republika e Kosovës./Demokracia.com/
Se a i kanë fituar nën apo mbi 50 përqind me votat apo pa votat e minoriteteve janë çështje që mund të përcaktojnë vetëm…
Posted by Shpend A. Ahmeti on Sunday, February 14, 2021