Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në vazhdimësi është duke i përditësuar të dhënat e numrit të personave që kanë dalë për votuar.
Sipas të dhënave që janë publikuar deri më tani në web-faqen zyrtare të KQZ-së, në zgjedhje kanë dalë mbi 46 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve, raporton Demokracia.com.
Ajo se çfarë vërehet në të dhënat e publikuara, është se në komunën veriore, Leposaviq, kanë votuar mbi 85 për qind të votuesve.
Kujtojmë se qytetarët në Kosovë sot patën mundësi që të votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
KQZ pritet që sonte të publikojë rezultatet preliminare të këtyre zgjedhjeve./Demokracia.com/
Të dhënat e publikuara nga KQZ mund t’i shikoni duke klikuar në këtë LINK.