Nisma Socialdemokrate ka thënë se rezultatet e publikuara nga mediumet sipas “Exit Poll”, nuk tregojnë rezultatin e vërtetë.
Përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook, nga kjo parti kanë thënë se saktësia e “Exit Polleve” nuk vlen për partitë e vogla, përcjell Demokracia.com.
“Prandaj, ftojmë komisionerët dhe vëzhguesit e NISMËS që të bëjnë punën e tyre deri në numërimin e votës së fundit!Sipas informatave tona nga njerëzit tanë në teren, besimi për Nismën Socialdemokrate është rritur nga qytetarët e vendit, prandaj është shumë e rëndësishme që besimi i qytetarëve i dhënë përmes votës të lexohet drejtë dhe të mos cenohet nga askush.”, thuhet në njoftim.
Shkrimi i plotë:
Exit pollet zakonisht tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë rast nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit! Saktësia e exitpolleve nuk vlen sidomos për partitë e vogla!
Prandaj, ftojmë komisionerët dhe vëzhguesit e NISMËS që të bëjnë punën e tyre deri në numërimin e votës së fundit!Sipas informatave tona nga njerëzit tanë në teren, besimi për Nismën Socialdemokrate është rritur nga qytetarët e vendit, prandaj është shumë e rëndësishme që besimi i qytetarëve i dhënë përmes votës të lexohet drejtë dhe të mos cenohet nga askush.
Zyra për Informim e NISMA Socialdemokrate./Demokracia.com/
Exit pollet zakonisht tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë rast nuk…
Posted by NISMA Socialdemokrate on Sunday, February 14, 2021